Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet i bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet e 2021, ndërsa shton se Ramën nuk e shpëtojnë dot as listat e hapura dhe as ato të mbyllura.
“Kushtetutës së Shqipërisë i ka ardhur dita të ndryshohet, por i ka ardhur dita të ndryshohet për tema madhore. Mua si Dashamir Shehi i LZHK-së, nuk më trembin fare, ne do të shkojmë të hyjmë në zgjedhje dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet.
Sido që të jetë puna, ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë. Nuk i shpëton këto as lista e hapur dhe as e mbyllur. Po t’i pyesësh ata zotërinj të opozitës se çdo të thotë kjo punë që po bëjnë, unë e gjykoj se nuk e dinë se çfarë po bëjnë dhe se çfarë të mirë kanë shqiptarët në këtë drejtim”, – u shpreh Shehi për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post