Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5”, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka folur për “betejën” politike të opozitës.
Ai gjithashtu, ka folur edhe për mënyrën e veçantë që ai ka zgjedhur të protestojë para parlamentit.
Shpesh e kemi parë të çojë në Kuvend shporta me udhqime, për të thënë që çmimet janë bërë të papërballueshme.
Herën e fundit, ai protestoi për ligjin e lojërave të fatit dhe kishte zgjedhur të mbulohej me para dhe me një kapele ku shkruhej “Bet 365”.
Sula: “Unë nuk kam zgjedhur qasjen e dhunës dhe problematikave të tjera për të protestuar. Në rastin e lojërave të fatit ishte një gjë për të ardhur keq. Ekonomia është e destinuar të dështojë dhe këto janë detyrat tona si politikanë, të ngremë këto problematika. Ka problematika të mëdha dhe mua për këtë më vjen keq. Unë kam vendosur për sa kohë të jem në politikë t’i them gjërat ashtu siç janë. Unë si deputet i përkas popullit opozita”r.
A mendoni se është kjo forma e duhur për ta ngritur zërin dhe për të shprehur vullnetin politik?
Sula: “Shqiptarët…me të vërtetë jemi popull mesdhetar, por më vjen keq që e tregojmë se jemi njerëz të dhunshëm. Ne si opozitë jemi në një luftë politike, jemi në një betejë që duhet të vazhdojë. Në demokraci ka një gjë, unë e përmbledh me tre fjalë “demokracia është pjesëmarrje.” Nëse i heq fjalën pjesëmarrje nuk kemi të bëjmë me demokraci, por me autokraci. Vlerat e një politikani duhet të tregohen. Gjithçka derivon nga politika. Në momentin që politika është e dhunshme derivon deri te qelizat e poshtme”.
A është forma e duhur mënyra se si ka zgjedhur të protestojë opozita me bilbila në Kuvend?
Sula: “Çështja është komplekse, ne kemi hyrë në një rreth vicioz. Ka raste që unë nuk solidarizohem. Edhe mënyra e opozitës, kur ti e godet në çdolloj mënyre do reagojë. Unë nuk jam përjashtuar asnjëherë nga seanca plenare, por si mund të mendosh që ti ke gjithë pushtetet…jepi hapësirën që i takon opozitës. Ta ndalosh opozitën, të bësh debate vetëm mes socialistëve duke i ezauruar gjithë të drejtat. Vendimarrjen brenda parlamentit e kanë deputetët. Parlamenti është për të vënë duart në kokë. Ajo që më shqetëson është fakti që po bëhen maniakë për të zhdukur opozitën”.
Diskutime rreth kësaj post