Deputeti demokrat, Dashnor Sula, është shfaqur në Kuvend me bukë me vete, ku gjatë një prononcimi për gazetarët, Sula komentoi rritjen e pensionit të pensionistëve, që sipas tij është qesharake, pasi do të përfitojnë vetëm 50 lekë të reja në ditë.
Sula e konsideron një luks i shfrenuar rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij, thuajse është nën uzurpimin e shoqërisë, ndërsa pensionistët i shtohet vetëm 50 lekë në ditë.
“500 lekë të vjetra në ditë. Çdo pensionist, nga babai im, nëna ime, të gjithë gjyshërit apo prindërit, do përfitojnë nga kjo qeveri vetëm 500 lekë të vjetra në ditë, i bie 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Sot një bukë masive kushton 120 lekë të vjetra, që do të thotë rritja është aq sa një gjysmë buke, se një bukë për 30 ditë, i thonë 36 mijë lekë të vjetra, në një kohë që këta ia kanë rritur pensionin 15 mijë lekë të vjetra. As një gjysmë buke s’i ka rritur pensionet kjo qeveri, kjo është e tmerrshme. Ndërkohë sjellin për të votuar pagat e kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese, që rroga e tyre është e barabartë me 8000 pensionistë. Luks i shfrenuar për GJK e cila thuajse është nën uzurpimin e shoqërisë, ndërsa pensionistët i shtohet vetëm 500 lekë në ditë”, tha Sula.
Diskutime rreth kësaj post