Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në një reagim nga Kuvendi theksoi se duhet më shumë kohë për miratimin e komisionit të posaçëm anikorrupsion.
Ai tha mes ironisë se ndonëse mazhoranca e ka luftuar për 11 vite korrupsionin, s’do të ishte bërë nami po të prisnim dhe dy javë.
“Unë do ju kërkoja shumë sinqerisht, por mos ta teproja, shumë miqësisht, që në seancën e sotme ku kemi dhe pr. vendimin për ngritjen e komisionit për luftën kundër korrupsionit, arsyeja që kërkoj që të tërhiqet ai vendim, është që të raportojnë institucionet e pavarura. Duke nisur nga prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi SPAK-ut. Ata akoma s’kanë ardhur të raportojnë.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post