Sipas analistit Neritan Alibali, vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, si një ndër 12 personalitetet që kanë luftuar korrupsionin, ishte bonus për kryeministrin Edi Rama.
Sipas analistit ky vlerësim për Dvoranin nuk do të ndikojë në betejën elektorale të PS.
“Elementi Dvorani mendoj se është periferik. Është në natyrën e Ramës që gjërat t’i komentojë bardh e zi. Ndërkombëtarët ia kanë dhënë bonus Ramës vlerësimin që kanë pasur për Dvoranin.
Ilir Meta në betejën me Dvoranin arriti ta fitojë sepse Venecia vlerësoi pozitiv qëndrimin e presidentit. Mbi këtë bazë këto shkelje presidenti i ka çuar në SPAK. Tani do të shikojmë kur të gjykohet.
Është në natyrën e Ramës që të përfitojë mbi çdo element pozitiv që i del në luftën politike. Mund të ketë qenë bindja e zotit Dvorani që zgjodhi atë lloj procedure që u kundërshtua nga Venecia. Edhe çështja Dvorani dhe gjithë kjo nuk do ndikojë në asketin elektoral të mbështetjes së PS”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post