Deputeti Dashamir Shehi i është përgjigjur deklaratave të bëra nga Erion Veliaj sa i takon kundërshtarëve të mundshëm në garën për bashkinë e Tiranës.
Me ironi Shehi thotë se nga të gjitha frikët që ka kaluar në jetën e tij politike, deklarata e Veliajt sa i takon zgjedhjeve vendore e ka “tmerruar”. Në një intervistë për gazetën ‘Sot’, Shehi e cilëson Veliajn si një personazh qesharak, shërbëtor i Ramës.
Sa i takon kandidimit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Shehi e lë të hapur si mundësi duke thënë se ka ende kohë.
“Me thënë të drejtën nga të gjitha frikat që kam kaluar në jetën time politike, deklarata e fundit që ka thënë Erion Veliaj që sfidoj gjithë ato emrat për Bashkinë e Tiranës sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019, më “tmerron”. Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës. Më vjen keq se ishte një djalë i ri, pasi shumë njerëz kishin shpresuar se Veliaj mund të ishte një reformator mbrapa Partisë Socialiste, por siç duket që Shqipëria të ketë fatin. Kështu që nga kjo pikëpamje mjafton kjo deklaratë për të treguar se sa nivel të ulët ka ai. Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim pas vitit të ri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdhaja, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje. Pra tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegocuieshme. Kemi kohë deri atëherë”, shpreh Dashamir Shehi.
Diskutime rreth kësaj post