Pavarësisht se të dyja kapet politike nuk kanë zyrtarizuar ende asnjë emër kanidati/e për zgjedhjet elektorale të vitit 2019, duket se brenda strukturave janë ndezur shkëndijat e para.
Teksa në krahun e socialistëve më i mundëshmi është Erion Veliaj, demokratët duket disi më të pavendosur.
Së fundmi, brenda PD-së, aktorë të ndryshëm kanë artikuluar emrin e kreut të LZHK-së Dashamir Shehi si një kandidaturë e mundshme.
Sipas tyre, deputeti Shehi është një figurë mjaft popullore në Tiranë dhe mund të fitojë elektorat.
Ndërkohë, një emër tjetër mjaft i diskutuar është edhe ai i deputetes demokrate Jorida Tabaku i cili gjithashtu ka ngelur në kuadrin e diskutimeve.
Partia Demokratike pritet të konsultohet edhe me forcat aleate përpara se të marrë një vendim, ku me gjasa edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë me një emër-propozim.
Diskutime rreth kësaj post