Ditën e sotme është publikuar raporti i DASH, në të cilin shkruhet se SHBA ka futur në listën e zezë Sali Berishën dhe familjen e tij. Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit. Lidhur me këtë ka reaguar juristi i njohur Romeo Kara.
Postimi i plotë i juristit:
“I korruptuar, dhunues i demokracise, shperdorues i pushtetit, pengmarres i fateve te vendit, i padenje familjarisht per te hyre ne SHBA, cenues i sistemit te drejtesise etj”, ky eshte portreti i vertete i Sali Berishes dhe familjes se tij, publikuar sot nga sekretari amerikan i shtetit, portret i faktuar teresisht edhe nga une me ane te dy kallezimeve penale, por qe deri me tani, hasen ne mungesen e kurajos dhe integritetit te sistemit te drejtesise shqiptare.
Tashme dita e se vertetes per kete mafioz, mashtrues, pengmarres dhe armik te vendit dhe popullit te tij po afron.
Ate dhe banden e tij, po e mbyt pikerisht zullumi i tij, i cili gjithmone keputet duke u trashur.
Na perbuzen dhe na perqeshen, kercenuan dhe telendisen gjyqeve pafund, duke thene se po luftojme me mullinjte e eres, te bindur se ata kontrollojne gjithshka, por kurre nuk e besuan se, edhe perandori te jesh, rrezohesh nga te vertetat e shenjta.
Sot Shqiperise i rilindi shpresa per drejtesi, per dinjitet, demokraci, paqe sociale, sundim te ligjit dhe zhvillim”, ka shkruar Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post