Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha uron miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan.
“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan Berisha.
Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA.
Diskutime rreth kësaj post