Ish-kryetarja e FRESH Joleza Koka ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi në media është aluduar se ajo dhe partneri i saj Laert Kola janë lidhur në martesë në fshehtësi në Las Vegas.
Megjithatë përmes një postimi në rrjete sociale, Joleza e ka hedhur poshtë këtë aludim dhe gjithashtu ka komentuar rreth një foto të saj me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
“Cila është arsyeja që Kryeministri i Kosovës pritet nga fotografia? Çfarë janë këto sjellje antishqiptare të këtyre ‘kanaleve anonime’ të komunikimit publik? Faqe me qindra mijëra ndjekës që në çdo sekondë të ditës na bombardojnë me fakte se sa të pa zotët, të pa ditur e të pa drejtë na qenkan
shqiptarët.
Cilët janë njerëzit pas këtyre faqeve? Cili është misioni i tyre? I bëj thirrje autoriteteve të bëjnë publike pronësinë dhe qëllimin e ekzistencës së këtyre faqeve që nisën si satirike por vetëm për të qeshur nuk bëjnë.
Kjo fotografi është bërë në Strasburg kur zotit Haradinaj nuk i lejohej të kalonte përtej kufirit francez. E mbani mend kur të gjitha forumet rinore u bashkuam e protestuam për lirimin e tij. Jam shumë krenare për punën vullnetare që kam bërë dhe njëkohësisht shumë e bezdisur nga lajmet e rreme që publikoni çdo ditë duke detyruar lexues të panjohur të marrin guximin dhe të më dërgojnë të tilla mesazhe.
Dhe Jo, nuk kemi bërë dasmë në Las Vegas!,”-përfundon Joleza në
rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post