Darka e zhvilluar mbrëmë te “Pazari i Ri” ka dhënë efektet e para në koalicionin PS-LI. Sa i takon zgjedhjeve lokale në Kavajë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një hap bashkëpunimi. Kjo forcë ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrin e komisionerit të saj për Kavajën.
LSI ka depozituar ditën e fundit emrin e komisionerit në KZAZ. Kujtojmë këtu faktin se më herët, LSI tha se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet “farsë” në Kavajë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI i cilësonte zgjedhjet në Kavajë si një farsë politike. Sipas LSI-së së një javë më parë, zgjedhjet pa opozitën janë të panevojshme. Sot LSI pranoi të marrë pjesë. Kjo piruetë tregon se darka me verë të shtrenjtë dhe peshk ka dhënë efektin në klimën e koalicionit.
Diskutime rreth kësaj post