Fitorja më e madhe që sollën zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, sipas gazetarit Robert Papa, është fakti se pushoi nga puna lideren e demokratëve në Kongres. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje nga SHBA, Papa tha se pavarësisht se nuk u realizua ajo që pritej të bëhej dallga e kuqe, republikanët kanë kontroll mbi presidentin Biden.
“Fitorja kryesore për popullin amerikan dhe republikanët është se pushohet nga puna Nensi Pelosi, 82-vjeçare, që ishte kthyer në pengesë dhe nxitëse e ekstremit të majtë të demokratëve me ligje të ndryshme në dëm të ekonomisë amerikane. Nuk patëm dallgën e kuqe, por ky është rezultati që republikanët do të kenë kontroll ndaj presidentit. Qeverisja funksionon kështu: çdo ligj nis nga Kongresi, kalon në Senat pastaj te presidenti. Presidenti duke mos pasur të paktën një dhomë, është i bllokuar”, tha Papa.
Ndërsa pritet zëvendësimi i Nensi Pelosit në drejtimin e Kongresit, emrat që diskutohen janë disa. Papa tha se nuk përjashtohet mundësia e një drejtuesi që nuk është pjesë e Kongresit.
“Kushtetuta amerikane ka një klauzolë që spiker mund të zgjidhet edhe dikush që nuk është kongresmen. Ka dalë një kandidaturë si Zelding, i cili solli atë dallgën e kuqe në Nju Jork”, deklaroi gazetari Papa.
Diskutime rreth kësaj post