Përçahet opozita. Pavarësisht mbledhjes së përbashkët mbrëmë të dy grupeve parlamentare dhe vendimit për mosbindje civile, PD dhe LSI nuk janë të unifikuar në qëndrimin e tyre. E ndërsa thuajse të gjithë deputetët e PD kanë bojkotuar sot komisionet parlamentare, deputetët e LSI kanë marrë pjesë të gjithë.
Deputetët e Partisë Demokratike sot janë zhvendosur të gjithë në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e cila ka hyrë në ditën e tretë.
Ndërkohë që deputetët e LSI kanë vijuar normalisht punën në komisionet parlamentare të Kuvendit. Por nuk mjafton me kaq, pasi përpos faktit që kanë marrë pjesë në komisione, deputeti i LSI, Robert Bitri në një prononcim për Report Tv është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile.
“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”
Diskutime rreth kësaj post