Dalin fotot e shtetasit Agron Veseli i cili u dhunua nga tre grabitës të armatosur, ngjarje e ndodhur në Shkodër. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur 62 vjeçari u mor me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës. I dhunuari ka plagë në kokë, fytyrë dhe trup nga goditjet e grabitësve. Ai mori mjekim në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e daljes nga banesa për të hipur në ambulancë Agron Veseli dallohej qartë se ishte ende i traumatizuar nga ngjarja e ndodhur në banesën e tij ku tre grabitës të armatosur dhe të maskuar i kërkuan para. Pasi 62 vjeçari refuzoi ai është goditur nga grabitësit derisa komshinjtë kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë. Efektivët mbërritën shpejt duke arrestuar njërin prej autorëve fillimisht Pllumb Kolbuçaj dhe më pas edhe një tjetër Abdullah Hardhiqaj ndërsa i treti, një 20 vjeçar është në kërkim.
Hajdutët shkojnë të grabisin një shtëpi në Shkodër, pasi masakrojnë pronarin, përleshen me policinë. Ja çfarë ndodhi
Grabitje me armë në Shkodër. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç.
Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçari. Pas një njoftimi nga komshinjtë për 3 minuta policia ka mbërritur në vendngjarje. Pas një përleshjeje fizike me policinë njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua aty afër.
Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62 vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup.
Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Autorët nuk patën kohë të grabisnin asgjë në shtëpi duke dështuar në misionin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Shkodër
Falë reagimit të shpejt të policisë arrestohet në flagrancë dy nga autorët e grabitjes.
Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër,
Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,
Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje./ Panorama
Diskutime rreth kësaj post