Është publikuar një video ku shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut duke kryer një vjedhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet.
Sikur nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.
Në video çifti shihet duke e shmangur një kuletë, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba, raporton rtv dukagjini.
Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe ambasadore e të rinjve të OSBE-së në Kosovë.
Ajo është e martuar me Luis Bekteshin.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si dy zyrtarët janë ndalur pas aktit të vjedhjes, meqë punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar policinë.
“Jana Minochkina dhe Luis Bekteshi janë shoqëruar për në stacionin policor. Atje kanë deklaruar se janë zyrtar të UNMIK-ut”, thuhet në raport.
Rastin e ka konfirmuar Kryeprokurori Imer Beka i cili tregoi se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet. Beka tha se ka biseduar me prokurorin e rastit i cili ka thënë se hetimet kanë nisur.
Organet e sigurisë dyshojnë se përtej vjedhjes ky është akt spiunazhi.
Video:
Diskutime rreth kësaj post