Detaje të reja kanë dalë nga shkatërrimi i urës së ngushticës Kerch, e cila lidh Krimenë e pushtuar nga rusët me Rusinë, ku trenat janë jetikë për furnizimin e ushtrisë ruse, prandaj edhe synimi i ukrainasve ka qenë marrja e zonave kyçe ku shkëmbëhen linjat hekurudhore ose shkatërrimi i tyre.
Ndërkohë, ura e shkatërruar sot ishte e vetmja që lidhte Krimenë me Rusinë si edhe frontin jugor të rusëve, duke lënë ushtrinë e tyre pa furnizime.
Shkatërrimi i urës bëriu që banorët e Krimesë të vërshonin në karburante dhe super markete për ushqime.
Me çfarë u godit?
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkatërruar urën.
Teoria e parë lidhet me një kamion që kaloi aty pranë dhe shpërtheu, por futja e tonelatave me eksploziv në atë zonë duket thuajse një mision i pamundur, duke bërë që të binte si version.
Versioni i dytë është dërgimi i një motorskafi me eksploziv nga ukrainasit poshtë urës, por edhe ky version është i pabesueshëm pasi mjeti lundrues do të duhej të bënte milje të tëra në territorin armik deri sa të arrinte te ura.
Versioni më i besueshëm është ai i goditjes me raketa amerikane ATAMCS, të cilat i janë dhënë sëfundmi Ukrainës.
Diskutime rreth kësaj post