Report Tv ka siguruar pamjet se si i vihet flaka makinës me targë AA 484FG në pronësi të Arben Haxhiymeri, 62-vjeç, pedagog në Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, shef i Departamentit të Filozofi-Sociologjisë.
Siç shihet nga pamjet filmike gjithçka ndodh në pak sekonda, kur një person i veshur me xhaketë dhe me kapele në kokë, i afrohet automjetit, i hedh benzinë dhe më pas i ve flakën. Pasi automjeti përfshihet nga flakët autori largohet me vrap.
Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe në gusht 2017 makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t’ia digjnin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.
Diskutime rreth kësaj post