Mbrëmjen e djeshme u zhvillua në “Wembley” të Londrës finalja e madhe e Kampionatit Evropian 2020. Italia ka arritur të fitojë trofeun e dytë evropian, ku mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Por njëra nga skenat më interesante në këtë ndeshje ishte në minutën e 88-të.
Një tifoz gjysmë i zhveshur vendosi të futej në fushë dhe të vrapojë.
Gjatë transmetimit të ndeshjes kamerat nuk e kanë fokusuar tifozin që po vraponte në fushë.
Por tashmë kanë dalë pamjet nga vrapimi i tij në fushën e “Wembley”-t dhe tifozi në fjalë ka dhuruar spektakël.
Atë nuk mund ta kapnin punëtorët e sigurimit, teksa njëri nga ata u rrëzua.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post