Të paktën 200 pasg.oditje janë shënuar në Turqi pas lëkundjes me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, që tronditi vendin, raportojnë mediat lokale.
Sipas të njëjtave burime, katër persona kanë përfunduar në spital në Manisa, ndërkohë që nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Mediat në Turqi shkruajnë se lëkundjet kanë sjellë panik te qytetarët, ndërsa janë publikuar edhe video që pasqyrojnë momentet dramatike të tërmetit.
Sipas autoriteteve turke të Sizmologjisë, një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ndodhi dje në rrethin Akhisar të Manisa-s në 22:22 me orë lokale. Pastaj, në orët e mëngjesit, dy tërmete radhazi me magnituda 3.8 dhe 4.5 u shënuan në rrethin Akyurt të Ankarasë. Në total, raportohet për më shumë se 200 pasgoditje.
Përveç Akhisar-it ku ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.6, lëkundjet u ndjenë të fuqishme dhe në Balikesir, Bursa apo dhe Stambolli.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post