Partia Socialiste po mban një mbledhje të grupit parlamentar në ambientet e selisë së Kuvendit, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Në mbledhjen e grupit do të mungojë kryeministri Rama dhe nga informacionet paraprake kreu i ri i grupit parlamentar të socialistëve, nuk pritet të zgjidhet ditën e sotme.
Megjithatë gazetarja Eksiola Shehu, ka përmendur dhe disa nga emrat potencialë të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi. Sipas gazetares ndër emrat e mundshëm janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.
“Duhet thënë se ka një sërë emrash që qarkullojnë edhe pse jo zyrtarisht të cilët mund të zëvendësojnë zotin Balla në postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në mbledhgjen e sotme në mbledhjen e grupit parlemtar nuk do të jetë kryeministri Rama dhe mbledhja do të dejtohet nga Taulant Balla dhe ndoshta do të jetë mbledhja e fundit e drejtuar prej tij”, tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post