Gazmend Canaj 27 vjeç, Taulant Beqiri 28 vjeç dhe Elis Llanaj 27 vjeç, këta janë të rinjtë ndaj të cilëve është bërë atentat në Vlorë.
Makina me të cilin lëvizinin tre të rinjtë është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë trajtim mjekësor, njëri është plagosur në kofshë, tjetri në kraharor dhe i treti në bark.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post