Deputeti Adriatik Alimadhi dhe Ulsi Manja kanë debatuar gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve. Ndërhyrjet e Alimadhit gjatë procesit të votimit kanë nxehur Manjën.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014, “Për policinë e shtetit”, të ndryshuar””.
Pjesë nga debati:
Alimadhi: Zoti kryetar, zoti kryetar
Manja: Dale një sekondë mor burrë se s’ka mbaruar votimin. Si se mësuat këtë rregullore mor burrë
Alimadhi: Zoti kryetar
Manja: Dale more një sekondë
Alimadhi: Falemindetrit zoti kryetar vetëm mos u nxeh të lutëm se s’ka ndonjë problem kaq të madh
Manja: Po se më ndër pret në mes të votimit zoti Alimadhi, në mes të votimit
Alimadhi: Dakord, dakord
Diskutime rreth kësaj post