Ish-kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, është larguar nga jeta publike, por rikthimi i tij në ditët pas tërmetit ka ngjallur reagime tek qytetarët. Opozita dhe shumë qytetarë kërkojnë që Dako të jetë në burg ,pasi e bëjnë përgjegjës për jetët e humbura nga tërmeti në Durrës, por ai ka zgjedhur të hesht në pas akuzave.
Sot në mediat sociale është publikuar një video gazmore e Dakos, teksa ai del nga makina. I shoqëruar më truproja, Dako ecën i qetë dhe nuk shikon se një prej shoqëruesve të tij rrëzohet sapo del nga makina.
Siç shihet nga video një truprojë me nxitim del nga makina pasi zbret Dako, por sapo hap derën ai rrëzohet në tokë. Nuk kuptohet nëse ai ka rënë vet apo e ka shtyrë dikush tjetër që mund të ketë qenë brenda fuoristradës luksoze.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post