Viti 2018 duket se nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për këngëtaren Dafina Zeqiri. Ajo së fundmi është kthyer në Shqipëri, ku është hasur edhe me probleme shëndetësore.
Siç ka treguar nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Zeqirit i ëshstë dashur të shkojë në spital, ku ka marrë një serum.
Në videot e postuara, ajo shihet e shtrirë në shtratin e spitalit, në pritje të përfundimit të marrjes së serumit.
Këngëtarja megjithatë, nuk ka bërë të ditur se cili ka qenë shkaku që ajo nuk është ndier mirë.
Diskutime rreth kësaj post