Ish-ministrja Arta Dade, e cila është edhe një ndër figurat më të njohura të PS-së ka reguar për ‘krisjen’ e marrëdhënies midis Edi Ramës dhe liderave të Kosovës, pas samitit të Ohërit. Kujtojmë se gjatë këtij samiti Rama tha se Kosova u vetë-përjashtua. Për Daden e gjitha kjo është një show i kurdisur nga Rama.
Më tej ajo ka thënë:
“Duhet të shmangemi nga veprimtaritë për të bërë show dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë.’’
Gjithashtu Arta Dade i kërkon Edi Ramës që të marrë parasysh kritikat e Kosovës dhe Shqipërisë, që me këtë nismë Serbia po kërkon të fuqizohet sërish në Ballkan.
Ajo ka shtuar:
“Ka njerëz që besojnë se kjo është një tentativë nga ana e Serbisë, për të marrë lidershipin, por gjithashtu edhe për të krijuar një lloj Jugosllavie të vjetër. Asgjë nuk i vjen e keqe qeverisë shqiptare, që të ulet dhe të sqarojë edhe këto sensibilitete që janë dukshëm në opinionin publik shqiptar dhe kosovar.’’
Diskutime rreth kësaj post