Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha në takimin ministror të OSBE-së në Hamburg se “Serbia është e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, nën përkujdesjen e BE-së si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura”.
Ai shprehu posaçërisht “përkushtimin në zbatimin e marrëveshjeve që ndërlidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe”.
“Vlerësojmë se një dialog i hapur dhe i sinqertë është rruga e vetme drejt përmirësimit të jetës së përditshme të çdo qyterari në Kosovë”, tha Daçiq në fjalën e tij që i është përcjellur mediave nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Daçiq tha se Serbia është e përcaktuar strategjikisht për integrimet evropiane dhe para së gjithash është e “interesuar për zhvillimin e mëtejmë të stabilitetit rajonal përmes dialogut, paqes dhe pajtimit”.
Diskutime rreth kësaj post