“Krijimi i Serbisë unike në kohën e SPS-së është fitore historike për popullin e Serbisë. Vojvodina është autonomia serbe, ajo është autonomi në Serbi dhe jo autonomi kundër Serbisë. Asnjë vend në botë nuk do të toleronte çarjen e territorit të vet”, ka thënë Daçiq gjatë fushatës parazgjedhore, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net
Ai gjatë fjalimit të tij në mënyrë indirekte ka mbrojtur edhe kriminelin serb, ish-Presidentin, Sllobodan Millosheviq.
“Dua të them edhe njëherë që do të përmirësohet gjithçka që është e keqe, por dua të nënvizoj që jemi mirënjohës për të gjitha të mirat që kanë ndodhur gjatë kohës kur Millosheviqi ishte kryetar partie”, ka thënë Daçiq, duke pretenduar se Millosheviqi ishte “kidnapuar” dhe ishte dërguar në Tribunalin e Hagës.
Diskutime rreth kësaj post