Daçiç: S’kam pse ta uroj Thaçin, Serbia s’e njeh Kosovën
Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, rrjedhimisht as udhëheqësit e saj, prandaj s’kam pse t’i urojë njerëzit e zgjedhur të saj, ka thënë Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, kur është pyetur për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.
Këto komente Daçiq i ka bërë nga Prizreni ku po qëndron në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.
“Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk mund t’i uroj njerëzit e zgjedhur në Kosovë”, ka pohuar Daçiq, njofton Klan Kosova.
Diskutime rreth kësaj post