Analisti Frrok Çupi ka folur mëngjesin e sotëm në një emision televiziv në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Çupi theksoi se strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë nuk është arsye e këtij sulmi, ndërsa shtoi se siguria kombëtare nuk është cenuar.
“Vendi ynë po paguan atë që po përfiton, ose më saktë shumë herë më pak se çfarë po fiton. Ne fitojmë vëmendjen botërore si një vend i rruajtjes së stabilitetit dhe rendit botëror. Po fitojmë vëmendjen e SHBA-vë dhe BE-së. Një telefonatë për dëmet që po ndodh.
MEK-u shkak kryesor? Dyshoj se jo. Është një sekret. Jemi sulmuar për vendosjen tonë krah perëndimit.“- deklaroi Çupi.
Diskutime rreth kësaj post