Analisti Frrok Çupi e lidh Lulzim Bashën me Musolinin, diktatorin fashist nisur nga mënyra e realizimit të fushatës.
Sipas tij, flamujt e mbledhja e qytetarëve nëpër sheshe është stil i Berishës i cili e ka kopjuar nga Enver Hoxha, e kjo i fundit e ka kopjuar nga Musolini.
”Rama është modern, ndoshta më përpara se shumë politikanë të Evropës, ndërsa Basha ka një stil arkaik, bën të njëjtin stil me Berishën nëpër rrugë nëpër sheshe me flamuj dhe turma kërcënuese. Vetë Berisha kishte kopjuar Enver Hoxhën, Enver Hoxha kishte kopjuar Musolinin dhe ne jemi akoma në periudhën e viteve ’40, para viteve ’40 që do të thotë se Basha tregon gjatë gjithë kohës që jam me Berishën, jam me Metën jam me Enver Hoxhën. Përmbajta e tyre është kërcënuese, të rrënon paqen njerëzore. Mund të ndodhte që një popull, të bjerë në gropë e të votonte Bashën e Berishën e të binte në privitizëm”, tha Çupi në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post