Jemi pranë viktimave dhe gjithë atyre që u prekën nga kjo tragjedi, ndërkohë që u shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, theksoi përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme Europiane, Federica Mogherini në një mesazh drejtuar Indonezisë pas cunamit që goditi Ngushticën e Sondës.
“Në këtë moment të vështirë Bashkimi Europian është me popullin dhe autoritetet indoneziane dhe… ekspertët humanitarë të BE-së janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse do të jetë e nevojshme’’, shtoi ajo.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çfarë do lloj ndihme dhe ne jemi duke monitoruar nga afër situatën’’, theksoi Mogherini.
Diskutime rreth kësaj post