Open-i i Eni Vasilit, sigurisht dhe kjo e fundit si moderatore, ofruan të enjten mbrëma një ndër shfaqjet më të shëmtuara të debatit publik, në përballjen e radhës së kryeministrit Rama, siç thuhet, me një panel gazetarësh. Te këta të fundit, ishin ata që tashmë përbëjnë dyshen më të cekët në përgatitje dhe artikulim, por dhe më defektozen në komunikim: Agron Gjekmarkaj dhe Robert Rakipllari.
Eshtë nevojshme të kujtohet se i pari, Agron Gjerkamarkaj, është ndër sajesat më të çuditshme të opinionistikës shqiptare vitet e fundit. I shfaqur befas në studio televizive, më saktë te Sokol Balla – dhe duhet pyetur ky i fundit nëse e ka patur zjedhje personale në bazë të një shijeje të caktuar, apo ja kanë servirur “nga lart” – Gjekmarkaj nuk zotëron asgjë si CV gazetareske, e cila gjithsesi tregon shkallaren e një pjekurie profesionale që nis nga A-ja e njohjes së realiteteve: nuk ka qenë as reporter, as investigues, as lëvrues reportazhesh, si dhe nuk është njohur gjithashtu si specialist i asnjë fushe. Sigurisht është pedagog të Gjuhë-Letërsia, por kontributi i tij në letrat shqipe nuk ka shenja gjëkundi, së paku për t’i dhënë, në një fushë të caktuar, njohje apo profil të pëlqyeshëm publik.
E vetmja sprovë në lëmën e tij, ka qenë një kacafytje verbale vite më parë me Ardian Vehbiun me shkak Kadarenë. Kaq. Sot, përbën kuriozitetin e madh të gazetarisë shqiptare se cila aftësi e veçantë dallon atë në opionistikë. Cektësia monumentale e tij, duke mos qenë adapt në asnjë fushë, së paku në ato me interes të ndjeshëm publik, shfaqet në dy plane: e para te papërgatitja e hatashme – nuk posedon kurrë lëndë referuese apo ilustruese – dhe e dyta te një përpjekje e sforcuar, e frustruar dhe naive, për të bërë Ramën përballë Ramës, me gjasme batuta apo ironi, të cilat, në finale kanë një rezultat të dhimbshëm: qesh vetë pa qeshur askush tjetër veç tij.
I dyti, Rakipllari, përbën gjithashtu një pikëpyetje të madhe në gazetari, ngase vërtet daton si gazetar që para më shumë se 20 vitesh, por nëse nuk do ishte një zgjedhje ende e pakuptueshme ndaj shijeve moderatore për ta patur në studio, askush nuk do e njihte si emër me shenjë në gazetari.
Kurrë investigues, kurrë shkrues reportazhesh, por thjesht një reporter i zakonshëm politik pa cilësi të veçanta, drejtues mediash në vite nga ajo kastë shefash të lindur për shefa pa qenë kurrë fantazistë mediatikë, pa asnjë shkrim në 20 vite dhe kulturalisht i varfër deri në dhimbje, është, edhe pse do vijojë të jetë në studio, falë zgjedhjeve pa kritere të moderimit politik, një ndër personazhet më bajat të debatit publik.
Nëse është për këta të dy, një moderator apo moderatore e mençur, së paku në rastet kur do ketë Ramën të ftuar, mund t’jua marrë pyetjet privatisht për t’i përcjellë me delegim te i pyeturi përballë. Ndryshe, janë turpërim profesional për veten dhe fyerje për publikun.
Pora ka qëndrimi opozitar personazhe mediatike të fisme, në mendim dhe artikulim, sigurisht dhe në etikë, të cilët janë të denjë për t’u përballur me Ramën, i cili, siç është parë, nuk është nga ana që mund të sfidohet lehtë, jo vetëm për aftësitë shpjeguese artikuluese, por dhe për përgatitjen që ka, sidomos në nivel referencash kur mbron një çështje të caktuar. Po! Ata janë, së paku deri më tani, Neritan Sejamini dhe Artan Hoxha (ish-kandidatit për president para Nishanit). Që të dy, pos që shfaqen etikë në paraqitje mediatike, posedojnë një bagazh të pëlqyeshëm përgatitjeje për atë çfarë pyesin, e janë kritizierë moralisht të pastër ndaj të parit të qeverisë, pasi nuk kanë për qëllim zhurmën por sqarimin apo të vërtetën e diçkaje.
Dhe ekziston një test për këtë: si Sejaminit e si Hoxhës mund t’u besosh një ditë një detyë apo përgjegjësi shtetërore. Ndërsa dyshja Gjekmarkaj-Rakipllari nuk mund t’u besosh cilësinë dhe pjekurinë e një debati e jo më një copëz shtet për ta menaxhuar.
Diskutime rreth kësaj post