Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, duke folur për mediat pas mbylljesh mes tensioneve të seancës plenare tha se ky ishte një skenar i opozitës.
Sipas tij opozita synon që të bllokojë parlamentin, por kjo nuk ka për të ndodhur.
“Ju ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme, qoftë dhe për një vend si Shqipëria që ka patur një fazë tranzicioni të gjatë, por që sot ëhstë vend anëtar i NATo dhe ka hapur negociatat me BE. Ju e patë të gjithë se çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës. I bindur se ishte skenar pasi sot ne shpehrim shqetësimet që marrim nga qytetatërt, dhe asnjë nga deputetët e opozutës nuk ishte regjistruar për të folur. Besoj se kjo ëhstë e qartë, skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancët solemne me parlamentin e Shqipërisë. Ju garantoj se kjo nuk do të ndodhë, parlamenti do të vazhdojë normalsht, me projektligjet drejt BE dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post