Në një intervistë për mediat arabe, sulmuesi Al-Nassr dhe i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.
“Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Ronaldo për Goal Arab.
Portugezi 38-vjeçar, ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 8 ndeshje këtë sezon në Arabinë Saudite.
Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të Artë, si dhe golashënuesi më i mirë i ekipeve kombëtare dhe i Champions League në histori.
Ai gjithashtu, fitoi Euro 2016 me Portugalinë.
Diskutime rreth kësaj post