Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi as të enjten nuk pati konsensus lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës.
“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Von Cramon në Twitter.
Reagimi vjen pasi presidenca çeke bëri të ditur se shtetet anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës për kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS.
“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit asnjë konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bënë përparim të rëndësishëm në negociata”.
“Presidenca do t’u rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet ta përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Presidencës çeke.
Diskutime rreth kësaj post