Vetëm pak minuta më parë, një tërmet me magnitudë 5.5 u regjistrua në Kroaci. Sipas EMSC, lëkundja ka qenë me thellësi vetëm 2 km dhe është ndjerë edhe në Itali, Slloveni, Bosnje dhe zonat përreth.
Pas tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri që u mori jetën më shumë se 30 mijë personave, lëkundje tërmeti janë ndjerë së fundmi në Rumani dhe sot në Kroaci.
Por, a kanë lidhje tërmetet që po regjistrohen së fundmi me njëri-tjetrin?
Dr. Jessica Johnson, gjeofizikante nga Universiteti i Anglisë Lindore u shpreh për Mail Online se nuk ka ndonjë lidhje mes tërmeteve.
Kjo pasi vendet janë shumë larg, distancë kjo shumë e madhe për t’u kategorizuar tërmeti në fjalë si paslëkundje.
Diskutime rreth kësaj post