Ditën e djeshme, media britanike TheSun, shkruan se Presidenti rus Vladimir Putin, u shfaq i shqetësuar, i djersitur dhe i fryrë në fytyrë gjatë një fjalimi të gjatë në skenë.
Teksa u shfaq në kuadër të Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, sundimtari i Rusisë dukej se nuk ndihej aspak komod, pasi ai vazhdimisht ka lëvizur në ndenjësen e tij dhe ka bërë gjithashtu lëvizje të pakontrolluara të duarve.
Ai ishte ulur në pozicion thuajse shtrirë në karrigen e tij, shpesh duke pushuar në kënde të çuditshme dhe duke bashkuar duart në pozicione të ngjashme me kthetrat që tregojnë shenjë sikleti.
Gjithashtu, Putin përsëriti gjestin e bërë dhe më parë, duke rrotulluar disa herë të dyja këmbët e tij, teksa në momente të caktuar ato duken teksa përpëliten dhe tunden.
Udhëheqësi rus u shfaq me fytyrën e tij tashmë karakteristike të fryrë teksa fliste për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë krizënën e Rusisë në Ukrainë.
Secila prej paraqitjeve publike të Putinit tani po analizohet pasi lideri, i cili mbush 70-vjeç në Tetor, duket më i dobët se kurrë më parë.
Zyrtarët e Kremlinit vazhdimisht mohojnë se ka ndonjë gjë që nuk shkon me të, por Putini i dobësuar këto ditë duket se është shumë larg përpjekjeve të tij për t’u parë si njeriu më i fortë i botës.
Diskutime rreth kësaj post