Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Sali Berisha, u ka dërguar deputetëve demokratë një pyetësor në lidhje me veprimet e ndërmarra gjatë vitit 2017, kur shpërtheu skandali i financimit me para ruse të partisë së drejtuar atë kohë nga Lulzim Basha.
“Bashkëlidhur do të gjeni kërkesën e Grupit të Auditit për plotësimin e pyetësorit si anëtar i Kryesisë së PDSH-së në periudhën e fushatës zgjedhore për Kuvendin e vitit 2017”, thuhet në mesazhin që shoqëron pyetësorin, shpërndarë nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.
Siç shihet dhe në pyetjet e mëposhtme, deputetëve të PD u kërkohet të përgjigjen në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur dhe nëse ata janë njohur me raportet financiare të Partisë Demokratike, kryesisht gjatë vitit zgjedhor 2017.
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh kryetar i PD, deklaroi ditë më parë se Auditimi i nisur për periudhën kur kryetar ishte Lulzim Basha, ishte vonuar por shumë shpejt do të ketë rezultate.
Diskutime rreth kësaj post