Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se në këtë situatë secili nga ne por dhe nga bizneset duhet të sakrifikojnë nga pak për të ruajtur shëndetin e popullatës.
Më tej ai ka komentuar dhe vendimin e ministrisë për ndalimin e muzikës, duke thënë se nuk vret, por shëron dhe se virusi nuk ka fasha orare. Pipero shton se ka parë që në lokalet e natës nuk përdoren maskat dhe nuk mbahen distanca, ndaj dhe e justifikon vendimin.
“Muzika nuk vret, muzikë shëron. Por virusi nuk ka fasho orare, ai qarkullon me ne. Unë kam parë që lokalet e natës janë të tejmbushuara, dhe është e pamundur të përdoret maska apo të mbahet distanca fizike. Vendime që kanë të bëjnë me gjoba si masë ekstreme janë të dhimbshme, por janë të nevojshme për kufizimin e përhapjes së pandemisë.
Të rinjtë janë më të ekspozuar, po për fat të mirë preken me pak se të tjerët. Virusi nuk ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi, por shkon nëpërmjet nesh”, tha ndër të tjera Pipero.
Diskutime rreth kësaj post