Pas disa shkrimesh denoncuese nga gazeta “Shqip”, Ministria e Shëndetësisë pranon se në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv në QSUT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”, numri i shtrimeve është shumë më i madh sa raportohet zyrtarisht.
Prej më shumë se dy muaj ministria e Shëndetësisë në daljet e saj të përditshme ka deklaruar se numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus nuk është më shumë se 120 në dy spitalet. Por “Shqip” denoncoi fshehjen e shifrave duke raportuar se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” numri i shtrimeve arriti në 180 ditën e djeshme, ndërsa kishin mbetur vetëm 10 shtretër të lirë nga kapacitetet.
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet”, thuhet në deklaratën e sotme për mediat të ministrisë së Shëndetësisë.
Në disa shkrime të saj, gazeta “Shqip” denoncoi se në dy spitalet Covid numri i pacientëve është më shumë se 250 raste dhe jo sa deklarohen zyrtarisht. Me rritjen e rasteve të reja, të dy spitalet po tejkalojnë limitet e tyre çka e bën të pamundur dhe për pak ditë pritjen për pacientë të rinj që mund të infektohen nga koronavirus.
Diskutime rreth kësaj post