Policia italiane ka arrestuar kreun e ri të mafias siciliane, së bashku me 45 bashkëpunëtorë. Antimafia italiane gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm në Palermo arrestoi 80-vjeçarin Settimo Mineo, i cili u zgjodh në maj kreu i ri klanit Cosa Nostra pas një takimi familjeve mafioze.
Mediat italiane e përshkruajnë atë si pasuesin e Toto Riina, i cili vdiq në burg një vit më parë .
Të dyshuarit e Mafias akuzohen për grabitje, trafik armësh, kërcënime, vrasje dhe krime të tjera.
Hetimet e Antimafias italiane kanë zbardhur se kupola e Cosa Nostra është mbledhur më 29 maj të 2018, për të riorganizuar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës e basteve online si dhe për të zgjedhur kryebosin e ri. Kjo është hera e parë që kupola e Cosa Nostra mblidhet pas takimit të fundit të mbajtur 25 vite më parë më 1993.
Mafia siciliane Cosa Nostra arriti të rindërtojë udhëheqjen e saj, të njohur si Cupola, dhe kreu i saj njihej gjithashtu si “capo dei capi” ose shefi i bosëve.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shkroi në Twitter se ishte “një ndërhyrje e jashtëzakonshme” nga ana e Carabinierëve, të cilët kanë shkatërruar kupolën e re të Cosa Nostrës.
Policia gjithashtu arrestoi tre anëtarë të tjerë të Cupolës në sulm. Katër udhëheqësit e lartë të Mafias ishin dënuar me burg për aktivitetet e tyre.
Kapo i mëparshëm, Salvatore Riina ‘Toto’, vdiq në burg vitin e kaluar pasi kaloi pothuajse një çerek shekulli pas hekurave për urdhërimin e dhjetëra vrasjeve, duke përfshirë ato të dy prej prokurorëve më të famshëm italianë anti-mafia Giovani Falkone dhe Paolo Borsellino.
I quajtur “Bisha”, ai ishte një nga udhëheqësit më të frikshëm në historinë e mafias siciliane. Ai ishte varrosur në nëntor të vitit të kaluar në qytetin e tij të lindjes të Corleone, në fshatin mafioz të jetës reale ku u bë edhe filmi i ‘Godfather’.
Riina ishte dënuar me 26 dënime të përjetshme, kur ai iu nënshtrua kancerit të moshës 87 vjeçare. Vdekja e tij nxiti spekulime se ky ishte fundi i mafias siciliane.
Një burim i policisë tha se Mineo u zgjodh shefi në një takim të udhëheqësve provincialë të mafias siciliane më 29 maj.
Mediat italiane njoftuan se policia mori informacione vendimtare duke përgjuar telefonin e një prej anëtarëve të lartë të arrestuar, Francesco Colletti.
Ai njoftohet se i tha shoferit të tij për detajet e takimit të Kupolës, duke e përshkruar atë si “një takim të mrekullueshëm, shumë serioz, me njerëz të vendit, me njerëz të moshuar”.
Arrestimet përfaqësojnë një nga goditjet më të mëdha që i janë shkaktuar mafies nga shteti. /Tema
Diskutime rreth kësaj post