“Dramat” në vilën e dashurisë kanë nisur që në javën e parë. E krahas kësaj kanë nisur edhe pëlqimet, flirtet por edhe mospëlqimet në “Love Island”.
Së fundmi, ka qenë Ilda e cila, e ndikuar nga të gjitha situatat e ndodhura ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo u shpreh se nëse askush nuk ka pëlqim për të, është e gatshme të dalë nga shtëpia.
Por këtë situatë ajo nuk e mbylli këtu!
Ilda thumboi edhe një pjesë të banorëve të tjerë pa përmendur emra specifikë.
“Nuk e di sesi rrinë një pjesë këtu”, është shprehur ajo.
Kjo gjë trazoi ujërat në vilë, duke i bërë banorët të krijojnë dyshimet e para për njëri tjetrin. Për kë e ka pasur Ilda specifikisht deklaratën e saj? Na mbetet ta zbulojmë gjatë mbrëmjes së Prime-t.
Diskutime rreth kësaj post