Vjen reagimi i parë nga opozita për vendimin e Bordit të Transparencës pasi çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Nga dita e sotme do të shitet me 265 lekë/litër. Deputeti i PD, Arbi Agalliu thotë se nuk është marrë asnjë masë apo reagim për të ulur taksat e shumta ndërsa thekson se me këto ritme, shtresat në nevojë dhe të mesme do të përfundojnë në kolaps financiar.
“265 LEKË PËR LITËR! Ky është çmimi i naftës sot që bordi vendosi. Asnjë masë apo reagim për të hequr/ulur së paku përkohësisht disa nga taksat e shumta që paguajmë në çdo litër karburantë që blejmë.
Me këtë ecuri shumë shpejt, sidomos shtresat në nevojë dhe shtresa e mesme do të jenë në kolaps financiar. Jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit jo vetëm në rajon por edhe më tej”, shkruan Agalliu.
Diskutime rreth kësaj post