Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç në arenat e politikës ndërkombëtare priten me interes të madhe se çfarë do të thonë në deklaratat e tyre.
Ndaj duket se vëmendja për pamjen e tyre të jashtme kalon në plan të dytë. Por duket se kjo foto i thotë të gjitha. Tre liderët e Ballkanit janë fotografuar me të njëjtat këpucë.
Mesa duket për trupa të gjatë si Rama, Thaçi e Vuçiç këto janë këpucët e tyre.
Por duket se veç politikanëve, këto këpucë janë të preferuarat edhe të analistit Baton Haxhiu. Çfarë do të kenë vallë këto këpucë që “joshin” figurat e rëndësishme.
Nga një kërkim që Albeu.com bëri në internet rezulton se këto këpucë i përkasin markës së famshme “Zegna” dhe kushtojnë mesatarisht 2 000 euro.
Diskutime rreth kësaj post