Çmimet e artikujve bujqësore në Shqipëri jane ndjeshëm më ulëta në krahasim me çmimet e artikujve bujqësorë në të gjitha vendet e rajonit.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, bujqësia shqiptare është një sistem i hapur. Sot eksportet bujqësore made in Albania, po zgjerojnë harten e gjeografike te vendeve, duke bere në një farë mënyre, këtë sektor (eksportet) përcaktuese edhe të çmimeve.
Kjo, pasi feremrët janë të intreresuar ta shesin produktin e tyre më shtrenjtë. Ashtu sikunder edhe politikat e qeverise jane të interesuara që të ardhurat e fermerëve të rriten.
Kjo sipas eksperteve te bujqesise, reflektohet edhe në çmimet më të larta të produkteve.
Megjithatë, oferta e produkteve bujqësore më tregjet e vendit ka qenë jashtëzakonisht e bollshme dhe mbetet e bollshme. Sot në tregje çmimet e produkteve jane mesatarisht 130 lekë kg domatet, 100 leke /kg trangujt, specat 70 leke/kg etj, cmime realitivisht më të ulta per produkte qe jane jashte sezonit te pikut te prodhimit.
Diskutime rreth kësaj post