Mund të quhet vërtetë një vendim i çmendur. Sado që mund të justifikohet me faktin e rritjes së kryeqytetit, ndërtimi i 49 kullave në Tiranë është diçka përtej parashikimeve.
Firma që ka marrë lejen për të ndërtuar në zonën e Laprakës është në pronësi të djemve të Valentina Leskajt, një prej drejtuesve kryesore socialiste, por që në zgjedhjet e fundit Rama e mënjanoi.
E duket se mënjanimi i saj nga qeverisja dhe kuvendi është shpërblyer me një leje për ndërtimin e një kompleksi në zonën e Laprakës përkatësisht në zonën e doganës.
Lajmin për ndërtimin e këtij kompleksi me 49 kulla e ka dhënë vetë firma ‘Matrix’ e cila ka marrë lejen nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria që drejtohet nga Edi Rama.
Ndërtimi i një kompleksi të tillë, kërkon sigurisht edhe burime financiare të mëdha. Firma që ka marrë lejen për të bërë këtë ndërtim, që shkon në të paktën 100 milionë euro fitim, ka të ardhur shumë herë më të vogla se kaq.
Kompania Matrix sh.p.k. që do të zhvillojë këtë projekt raportoi xhiro vjetore prej 79 milionë lekësh në vitin 2016 me një fitim vjetor prej vetëm 10 milionë lekë sipas të dhënave nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Në vitin 2015, xhiroja e kompanisë ishte 127 milionë lekë dhe fitimi i raportuar 11 milionë lekësh.
A mundet që një firmë me këtë bilanc të ndërtojë një kompleks të tillë? Sigurisht që jo, por se ku do ti marrë paratë ‘Matrix’ për ndërtimin e këtij kompleksi kjo pritet për tu parë.
Diskutime rreth kësaj post