Thonë se çmenduria nuk njeh limite. Si i tillë është cilësuar edhe gjesti i një babai në SHBA, i cili ka përdorur makinën për t’i hequr dhëmbin djalit të tij minoren.
E gjithë skena është e filmuar nga mamaja e tij dhe më pas është publikuar online, duke u kthyer në virale. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë, por imagjinoni për një moment sikur dhëmbi i djaloshit të mos ishte gati për të dalë.
Pamjet e kanë ndarë në dysh publikun në rrjetet sociale, disa prej tyre e shohin si diçka normale dhe argëtuese e disa të tjerë e vlerësojnë si një çmenduri që mund të sillte pasoja të rënda. /Lajme.al
Video:
Diskutime rreth kësaj post