Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij në ambientet e gjimnazit “Ali Demi” Vlorë.
Sipas policisë, G. L. ka marrë forcërisht motrën e tij të mitur F.L, 17 vjeçe nga shkolla ku ajo studjon duke ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike, për motive të dobëta.
Mësohet 27-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale Dhunë në familje.
Diskutime rreth kësaj post