Një lajm bombë vjen nga Spanja teksa gazeta katalanase “Sport” bën të ditur se presidenti Florentino Perez ofron 350 milion euro për yllin e PSG-së Neymar, shkruan Albeu.com.
Neymar ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, megjithatë po sipas gazetës “Sport”, Madrilenët tashmë kanë nisur kontaktët me brazilianin.
Reali i Madridit po vuan këtë sezon ku me largimin e Ronaldos skuadra ka humbur identitetin dhe gjatë verës së kaluar Perez nuk arriti të zëvendësonte portugezin me një tjetër ylli.
Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se Neymar do të përfitojë plot 45 milion euro në sezon tek Reali duke u bërë futbollisti më i paguar dhe me i shtrenjte ne në historinë e futbollit. /albeu
Diskutime rreth kësaj post