IGJEUM njofton se priten reshje nga darka e së dielës deri ditën e nesërme. Reshje të dobëta priten pothuajse në të gjithë territorin, ndërsa në disa zona malore reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.
RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.03) deri nesër (e hënë dt.04) paradite priten reshje. Në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës ato pritet të jenë mesatare (deri lokalisht intensive në 2 prej tyre); në zona të kufizuara, reshjet do të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 18 °C
në vendet e ulëta: 9 / 16 °C
në vendet malore: 3 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e diel dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në pjesën perëndimore të territorit. Nesër (e hënë dt.04) ajo do të dobësohet, për të fryrë e lehtë pjesën më të madhe të ditës.- thuhet në njoftimin e IGJEUM.
Diskutime rreth kësaj post